8.7 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Opozita bashkohet kundër Projektligjit për Fondin Sovran, PDK paralajmëron ta çojë në Kushtetuese në rast se votohet

Këtë të enjte në seancën e dytë të Kuvendit të Kosovës, do të hidhet në votim leximi i dytë për Projektligjin për Fondin Sovran, për të cilin PDK ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese nëse votohet.

Kështu bëri të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili e cilësoi si strukturë të padobishme bazuar në ekonominë e vendit tonë.

“Ne si GP i PDK-së e kemi kundërshtuar këtë projektligj sepse konsiderojmë që në kuadër të strukturës ekonomike të vendit tonë dhe në kuadër të rendit tonë kushtetues është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë. Në anën tjetër, sa i përket benefiteve nga kjo strukturë, ne konsiderojmë që është vetëm një strukturë burokratike në kuadër të vendimmarrjes që lidhet me çështje ekonomike, ndërmarrjet publike dhe Agjencinë Kosovare të Privatizmit. Konsiderojmë që është strukturë e padobishme”, tha ai.

“Nëse do të kalojë, ne si Grup Parlamentar i PDK-së do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe jemi të bindur se kjo strukturë ka vetëm një formë që mund të ndërtohet, vetëm me ndryshime kushtetuese”, tha shefi i GP të PDK-së.

E kundër këtij projektligji janë edhe nga AAK-ja.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, pasi sipas tij e dëmton funksionimin e ekonomisë në vend.

“Është një ligj qe e dëmton në esencë funksionimin e çfarëdo logjike ekonomike në këtë vend”, tha ai.

Në anën tjetër, nga LDK, deputeti Avdullah Hoti ka rënditur vërejtjet lidhur me themelimin e këtij Ligji.

Sipas tij, Fondi Sovran dëmton konkurrencën, investimet private, ndërmarrjet publik e buxhetin e shtetit.

“Të gjitha analizat vlerësojnë se do të dëmtohet konkurrenca e lirë e do të krijohet pasiguri për buxhetin e shtetit. Në çdo nen të tij, Ligji për Fondin Sovran dhe koncept dokumenti përkatës kanë për bazë ideologjinë ekonomike që është e kundërt me liberalizmin ekonomik”, kishte shkruar Hoti dy ditë më parë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...