27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Opozita e lëshon sallën pasi pushteti nuk përkrahi tërheqjen e tre projektligjeve dhe diskutimin për arratisjet e fundit

Partitë opozitare e kanë lëshuar sallën pasi pozita nuk mbështeti dy propozime të PDK-së.

Bëhet fjalë për tërheqjen nga rendi i ditë së tri projektligjeve dhe propozimin për trajtimin e arratisjeve të Enver Sekiraqës, Faton Hajrizit dhe Marko Roshiqit.

Propozimin për çështjen e arratisjeve e ka prezantuar deputetja Blerta Deliu Kodra.

“Nuk mund të jemi indiferentë që brenda tre muajve janë arratisur tre persona që kanë qenë të dënuar për vrasje. I dënuari i fundit që është arratisur ishte Marko Roshiq, i cili ishte një nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq”, tha Deliu- Kodra.

“Propozoj që si pikë e parë të rendit të ditës të trajtohet arratisja e tre personave të dënuar për vrasje”, tha ajo.

Kundër këtij propozimi kanë votuar 53 deputetë, pro 26 dhe 2 kanë abstenuar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...