21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Opozita e majtë fiton zgjedhjet në Norvegji

Partia Laburiste e qendrës së majtë e Norvegjisë do të formojë një qeveri të re pasi mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të hënën.

Me një numërim paraprak të votave rreth 99 për qind, Partia Laburiste, e udhëhequr nga Jonas Gahr Store, mori 26.4 për qind të votave, ndërsa Konservatorët, të udhëhequr nga kryeministrja Erna Solberg, morën 20.5 për qind, që më vonë edhe e pranuan humbjen.

“Unë përgëzoj Jonas Gahr Store për një – siç duket tani – një shumicë të qartë për ndryshimin e qeverisë”, u tha ajo kolegëve të saj të partisë.

Fushata zgjedhore ishte e vështirë, por e mirë, tha Solberg, duke shtuar se ishte krenare për atë që partia e saj kishte arritur në tetë vitet e fundit të qeverisjes. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...