20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Opozita i kërkon qeverisë koordinim me ShBA-në: Mund të përkeqësohet situata

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë të bindura se qeveria nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë për vendosjen e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet me Serbinë.

Këto dy parti po kërkojnë që të ketë dakordim sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duke mos anashkaluar edhe Bashkimin Evropian.

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ka thënë se është i domosdoshëm koordinim me ShBA-në, pasi sipas tij, gjithmonë ka qenë krah çdo zhvillimi, sidomos në pjesën e sigurisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

“Po shihet qartë që nuk ka koordinim në këtë aspekt. Një gjë tjetër është informimi e një gjë tjetër koordinimi, sidomos për pjesën e veriut të Kosovës dhe nuk është e arsyeshme të bësh një herë sulmin  pastaj të bësh koordinimin”, ka thënë Lushtaku.

“Më mirë kishte me qenë që nga fillimi të bëhej koordinimi i duhur për një aksion të tillë sepse e dimë që pjesa e veriut ende mbetet sensitive, sidomos pasi Kosova po dëshiron të krijojë një bazë të mirëfilltë të reciprocitetit edhe në dialog me Serbinë. Besoj që është e rëndësishme që koordinimi të jetë sidomos me ShBA-në sepse gjithmonë ka qenë përkrah çdo zhvillimi të Kosovës. Sidomos në pjesën e sigurisë gjithmonë janë ShBA që kanë dhënë vulën e fundit dhe janë faktor sigurie edhe në rajon. Një koordinimi i mirëfilltë na duhet me ShBA pa e anashkaluar pjesën e BE-së”, tha Lushtaku.

Përderisa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, tha se edhe pasi është shtyrë zbatimi i vendimit, mund të ketë përkeqësim të situatës.

Madje, ajo tha se është më se e nevojshme që kryeministri Kurti të ketë koordinim me ShBA-në dhe BE-në.

“Shpresojmë të mos ndodhë më e keqja. Mirëpo rreziku është në pah, ku jemi duke parë që gjithmonë është duke u rrezikuar situata edhe mbas 30 ditësh nëse ndodh reciprociteti dhe kjo do të vazhdojë ne do të shohim vetëm keqësim të situatës. Kryeministri gjithmonë duhet të jetë në koordinim me ShBA-në dhe BE-në. Ne e pamë që edhe BE kishte reaguar për tërheqjen e barrikadave dhe të diskutohet me ShBA-në. Ne si Kosovë pa ShBA-në nuk kemi ku të shkojmë. Qeveria Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme ai  e  ka situatën në dorë. Kështu që duhet të marrin masa shumë të sigurta dhe të mos ndodh asnjë fatkeqësi”, tha Bytyqi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...