26.2 C
Pec
E diel, 1 Gusht, 2021

Opozita kritikon Kurtin pas kthimit të tij në Kosovë

Po zhvillohet seancë plenare në Kuvendin e Kosovës. E me të nisur, opozita ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitat 2-javore jashtë vendit, i cili sot që i pranishëm në seancë.

Abelard Tahiri nga Grupit Parlamentar i PDK-së, e ka filluar fjalimin para deputetëve duke i uruar mirëseardhje kryeministrit. Tahiri ka thënë se vizitat e tij nuk ishin të interesit shtetëror, ndërsa kritikoi Kurtin për papërgjegjshmëri.

“14 ditë vizitë jashtë vendi për një kryeministër do të ishte e arsyeshme po të merrte pjesë në një konferencë për të mbrojtur interesat shtetërore e kombëtare. Nuk e di çfarë interesi kombëtarë e shtetëror ka Kosova në një mbledhi të majtësh. Ajo çka nxori në pah gjatë kësaj guide turistike nuk qe përfaqësimi i Kosovës por atë që përfaqëson Kosova e qytetarët e saj për këtë kryeministër, pra asgjë. Për rastin e Deçanit e bëtë një postim po për vërshimet as postim nuk bëtë kryeministër. Kjo tregon papërgjegjësinë tënde kryeministër. Edhe si opozitar normalisht nuk do dëshiroja që papërgjegjësia të shkoj deri në këtë nivel”, ka thënë ai.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Kurti e ka nisur gabim dialogun, ndërsa u ankua se nuk po bashkëpunon me opozitën për këtë proces.

“Kryeministër qysh shkoi takimi me Vuçiqin… po ju pyes se juve nuk ju shkon në mend të bashkëpunoni me opozitën. Z. Kurti e keni nisur gabim dialogun. A i përmende të pagjeturit në takim? E konsideroj se është e dëmshme edhe për demokracinë, prandaj edhe mungesa e transparencës e vë në dyshim këtë proces”, ka thënë Krasniqi.

Kritika në adresë të kryeministrit ka bërë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra. Ajo ka folur për vizitat e njëpasnjëshme të Kurtit në Greqi, Francë e Belgjikë.

“Z. kryeministër gjatë kohës që ju keni parakaluar në tapetin e kuq shumë qytetarë janë përballur me përmbytje të jashtëzakonshme. Jju keni zgjedhur t’i braktisni ata dhe kjo është shpërfillja më e madhe që ju po ua bëni atyre që janë goditur rënd e që u janë dëmtuar kulturat bujqësore”, ka thënë Deliu-Kodra. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...