29.1 C
Pec
E shtunë, 20 Korrik, 2024

Opozita largohet nga seanca, nuk i larguan nga rendi i ditës Projektligjin e KPM, KPK dhe atë për Zyrtarët Publikë

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë lëshuar sallën alternative ku është duke u mbajtur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Ky bojkot ka ardhur pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i përkrahen propozimet e opozitës që projektligjet si KPM, KPK dhe Ligji për Zyrtarët Publikë të largohen nga rendi i ditës.

Sipas partive opozitare, për këto projektligje nuk janë marrë për bazë rekomandimet e BE-së. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...