12.1 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

​Opozita për sesionin vjeshtor në Kuvend: Do të shpërfaqim fytyrën e vërtet të qeverisë Kurti

Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK e kanë quajtur qeverinë Kurti si më të dobët në histori të Kosovës.

Sipas tyre, ketë qeveri e ka karakterizuar kapja e institucioneve, vendimmarrja e dobët, populizmi dhe prishja e raporteve me aleatë.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefat e tri partive parlamentare thanë se do të angazhohen që në sesionin vjeshtor të shpërfaqin fytyrën e vërtet të qeverisë Kurti.

Kryesia e Kuvendi në mbledhjen e sotme vendosi që seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të mbahet të enjten me datën 12 shtator. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...