Laboratori & Poliklinika tashmë e njohur ‘NDRIÇIMI RM’ me pikat e veta në Pejë, Deçan e Junik, ka publikuar oraret statike të konsultave laboratorike profesionale, në baza ditore, me MSc. Ramush Mahmutaj, që është edhe pronar i investimit, prej më të mirëve në vend dhe rajon.
Oraret në fjalë janë publikuar për Pejën dhe Deçanin.
Njoftimi i plotë:
‘Të nderuar pacientë,
Ju njoftojmë se çdo ditë pune për analiza laboratorike, për konsulta profesionale laboratorike dhe interpretim të detajuar të rezultateve nga MSc. Ramush Mahmutaj, mund të drejtoheni çdo ditë pune në Pejë dhe Deçan:
Pejë: 08:00 – 13:30 h
Deçan: 14:00 – 17:00 h
Jemi këtu për t’ju ofruar mbështetje profesionale në çdo hap që lidhet me gjendjen tuaj shëndetësore përmes analizave laboratorike.
Për çdo pyetje apo konsultë, mos hezitoni të kontaktoni: +383 49 222 406
Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm!’-përfundon njoftimi.
Ndryshe, Laboratori & Poliklinika ‘Ndriçimi-RM’ vijon të mbetet i dalluar me shërbimet; Laborator Biokimik, Hematologjik, Imunologjik, Mikrobiologjik, Konsulta laboratorike falas, si dhe me gamën e gjërë të shërbimeve specialistike në Endokrinologji, Kardiologji, Gjinekologji, Pediatri, Ortopedi, Kirurgji, ORL, Infektivë, Ultrazë, Mjekësi Familjare, DEXA dhe poashtu aplikimin e Infuzioneve, Ineksioneve, kanellave, kateterave urinare Inh dhe të tjera./Njeshi&RADIO 1/