22.5 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Organi Shtetëror Qeveritar, akrediton Laboratorin e KRU ‘Hidrodrini’

Hap i madh dhe i rëndësishëm në ngritjen dhe avancimin e mëtejshëm të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, është cilësuar Akreditimi që i është bërë edhe zyrtarisht Laboratorit të kaj kompanie, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës.

Zyra për Media e kësaj kompanie, ka njoftuar pasdite se, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Dri Cena’ ka pranuar edhe zyrtarisht nga organi përgjegjës qeveritar, Çertifikatën e Akreditimit të Laboratorit të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë, ku tash e tutje do të realizohen Testimet e Ujit, procedurë që deri më tani është kryer poashtu profesionalisht nga IKSHPK.

‘Akreditimi është realizuar konform Standardit ISO, gjegjësisht: SK EN ISO/IEC 17025:2018’-thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti Rajonal

HAP I MADH DHE I RËNDËSISHËM NË NGRITJEN DHE AVANCIMIN E MËTEJSHËM TË KRU ‘HIDRODRINI’-Sh.A. – PEJË

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – Drejtoria e Akreditimit e Kosovës, AKREDITON Laboratorin e KRU ‘Hidrodrini’-Sh.A. – Pejë

Pas përpjekjeve dhe përkushtimit profesional të Menaxhmentit të KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, referuar rregullave dhe kushteve të parapara dhe kërkuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Drejtoria e Akreditimit e Kosovës, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Dri Cena’ ka pranuar edhe zyrtarisht nga organi përgjegjës qeveritar, Çertifikatën e Akreditimit të Laboratorit të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë, ku tash e tutje do të realizohen Testimet e Ujit, procedurë që deri më tani është kryer poashtu profesionalisht nga IKSHPK.

Akreditimi është realizuar konform Standardit ISO, gjegjësisht: SK EN ISO/IEC 17025:2018

Me aktin e Akreditimit, Organi shtetëror për Akreditim me anë të pasijes me Çertifikatë, ka dhënë vlerësimin pozitiv konform standardeve të harmonizuara sipas rregullit të sipërshënuar, me çfarë edhe përcaktohet kompetenca teknike, integriteti dhe paanshmëria e organizatave që ofrojnë shërbime si testime, inspektime, kalibrim dhe shërbime të çertifikimit.

Menaxhmenti i KRU ‘Hidrodrini’, veçanërisht Departamenti i Cilësisë së Ujit i kompanisë, ndjehet kenar dhe i nderuar me vlerësimin profesional.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...