5.9 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Organizata për Çlirimin e Palestinës bën thirrje të tërhiqet vendimi për ndaljen e fondeve ndaj UNRWA-s

Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) u bëri thirrje vendeve që ndalën mbështetjen për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA) që të “tërheqin menjëherë vendimin e tyre”.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Italia njoftuan secila se kanë ndërprerë fondet pas akuzave se anëtarët e stafit të UNRWA-s ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit në Izrael.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve që njoftuan ndërprerjen e mbështetjes së tyre për UNRWA-në që të tërheqin menjëherë vendimin e tyre”, tha në një deklaratë të shtunën Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Husein Al-Sheikh, raporton CNN.

“Kjo organizatë duhet të mbështetet dhe të mos ndalohet së mbështeturi dhe asistuari nga bashkësia ndërkombëtare,” tha ai. PLO njihet ndërkombëtarisht si një organ përfaqësues i popullit palestinez./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...