1.1 C
Pec
E martë, 31 Janar, 2023

Organizimin e diskutimit për Asociacionin, e konfirmon Ambasada e SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka konfirmuar organizimin e një diskutimi mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, që do të mbahet më 31 janar.

Nga kjo ambasadë është thënë se për këtë diskutim janë ftuar liderë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë e diplomatë.

“Ne po ftojmë një grup të ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin lidhur me Asociacionin, në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së në Kosovë për mediat.

Më tej thuhet se ky diskutim është në përputhje me qëllimin e qëndrueshëm të SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë së gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës.

Kujtojmë se kjo ftesë u është përcjellë disa politikanëve.

Diskutimi do të mbahet të martën e javës së ardhshme, nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Ambasadën e SHBA-së./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...