Organiztat Jo-Qveritare ‘ERA’ në bashkëpunim me ‘Green Home’ nga Mali i Zi dhe ‘INCA’ nga Shqipëria do të organizojnë një kamp ekologjik shtatëditor në Qershor 2023.
Kampi do organizohet në malet Prokletije, në Grebajë dhe do të zgjasë 7 ditë.
Qëllimi i kampit është përmirësimi i njohurive dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet studentëve të biologjisë dhe shkencave të ngjashme nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kur bëhet fjalë për biodiversitetin dhe mbrojtjen e natyrës.
Kampi përfshin leksione me tema të ndryshme: Mbrojtja e natyrës, Gjitarët, Amfibët, Zvarranikët, Zogjtë, Insektet dhe Bimët.
Ligjëratat do të shoqërohen me aktivitete në terren, punë praktike dhe mbledhjen e materialeve që do të përdoren për të realizuar një video të shkurtër që do të promovohet pas kampit.
Organizatori do të ofrojë pajisje kampingu, transport dhe ushqim të gjithë pjesëmarrësve./RADIO 1&Njeshi/
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd620JH5hPk1at0uhvWwoGZHrwrTQ2xq2sKC7_l-TEtzvsgDw/viewform