10.7 C
Pec
E diel, 27 Prill, 2025

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja Vjosa Osmani në një postim në Facebook e ka quajtur Betejën e Koshares si flakadan që nuk shuhet kurrë, në 26-vjetorin e kësaj ngjarje me peshë historike.

“Aty ku regjimi gjenocidal i Serbisë kishte ngritur murin ndarës me Shqipërinë, vajza e djem të UÇK-së, ngritën një ideal e mbollën guxim e frymëzim për breza të tërë. Aty ku dukej e pamundura, ata sollën fitoren”, ka shkruar ajo.

Më tej Osmani theksoi se Kosharja ishte një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës është i gatshëm të paguaj çdo çmim.

Më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, Beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...