Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier kanë kremtuar Festën e Falënderimeve në kapin Bondsteel së bashku me ushtarë amerikanë dhe me ushtarë nga shtete tjera.
Osmani në një postim në Facebook thekson mirënjohjen për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë.
“Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving).
Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre”, shkruan Osmani. /Njeshi/