Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Osmani dhe Kurti kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarit kryesor në këtë kompleks përkujtimor, aty ku dhe janë të vendosura të gjithë emrat dhe fotografitë e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak. /Njeshi/