Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul.
Takimi zuri vend në Antalia të Turqisë, atje ku po mbahet Forumi Diplomatik.
Osmani dhe Fadoul diskutuan rreth bashkëpunimit Kosovë-Çad, në fushën e diplomacisë, ekonomisë, arsimit dhe bujqësisë.
Ky është njoftimi i plotë i presidentes Osmani:
Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin, duke ndarë rrugëtimin dhe përvojat tona në shtetndërtimin dhe zhvillimin.
Në Antalia, pata një takim produktiv me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul.
Ne shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Çadit dhe kërkuam mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha të tilla si diplomacia, ekonomia, arsimi dhe bujqësia.