2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Osmani dhe Starmer flasin për marrëveshjen e arritur në fushën e emigracionit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në margjinat e Komunitetit Politik Evropian në Hungari, ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se në fokus të diskutimit me Starmer, ishte marrëveshja e arritur së fundmi mes Kosovës e Britanisë së Madhe në fushën e emigracionit.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, ka shkruar Osmani.

Në përfundim, Osmani është shprehur mirënjohësi për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...