Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Hungari ku po përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Në kuadër të Samitit, Osmani ka zhvilluar takime bilaterale me liderë të shteteve të ndryshme evropiane.
“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe takimi i Komunitetit Politik Evropian ka mbledhur liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti, në Budapest
Osmani po merr pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe do të mbajë dy fjalime, njërin në seancë plenare dhe tjetrin në tryezën punuese për sigurinë ekonomike./Njeshi/