Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të shteteve të QUINT-it dhe BE-së.
Ftesën për këtë takim, Osmani tha se e mori nga ambasadori amerikan në OSBE, Michael Carpenter.
Temë diskutimi në këtë takim, që u zhvillua në rezidencën e OSBE-së, ishte dialogu Kosovë-Serbi, dhe përpjekjet e Kosovës për ta fuqizuar demokracinë.
“Diskutuam zhvillimet e fundit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, sukseset e Kosovës në fuqizimin e demokracië dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri në kontinent”, njoftoi presidentja Osmani. /Njeshi/.