12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Osmani do të ndajë 100 mijë euro subvencione për organizatat e personave me aftësi të kufizuara

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ka pritur në takim Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe organizatën e Studentëve Handicap.

Në të dy takimet, Osmani ka shprehur mbështetje për këtë kategori dhe ka potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm.

Sipas saj, kujdesi institucional ndaj kësaj kategorie nuk duhet të fokusohet në një ditë të vetme, por gjatë gjithë vitit, prandaj këtë vit Osmani do të ndajë 100 mijë euro shtesë subvencione vetëm për organizatat e personave me aftësi të veçanta.

Osmani, gjithashtu shprehu gatishmërinë t`i mbështesë sportistët paraolimpikë, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Paralimpike në Paris më 2024.

Ndërkaq, me studentët Handicap, Osmani ka theksuar se të gjitha organizatat e personave me aftësi të kufizuara do t`i kenë dyert e hapura gjatë tërë vitit për t`i mbështetur ata në mënyra të ndryshme. Për më tepër, Osmani potencoi se qasja në të drejtat dhe liritë themelore, për këtë kategori duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...