25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Osmani: Drenasi me histori të jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur drejt Drenasit.

Në një video live nga vetura, e para e vendit tha se kjo komunë ka histori të jashtëzakonshme të njerëzve trima e trimëresha, njerëz që e kanë shkruar historinë e Kosovës.

“Jemi rrugës për në komunën e Drenasit, komunë me një histori të jashtëzakonshme të njerëzve trima e trimëresha, njerëz që e kanë shkruar historinë e Kosovës, njerëz që kanë sakrifikuar shumë për lirinë që e gëzojmë shumë sot. Njëkohësisht edhe njerëz që kanë prosperuar e kanë ecur përpara dhe sot na bëjnë krenar me sukseset e tyre kudo”, tha Osmani.

Vjosa Osmani tutje njoftoi se do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci, me rinën, përfaqësues të organizatave joqeveritare e qytetarë të Drenasit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...