10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Osmani e Kurti në FSK: Ushtarët të gatshëm ta japin jetën për Kosovën, të trajnuar me standarde të NATO-s

Dy udhëheqësit e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë vizituar sot kazermën “Adem Jashari”, me rastin e Ditës së Forcës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para mediave ka thënë se sot është dita e FSK-së, dita e krenarisë

“Është dita e FSK-së, është dita e krenarisë. Kujtojëm sakrificën e popullit, sakrificën e UÇK-së. Është derdhur shumë gjak për me arritë në këtë ditë. Jam e bindur që secili ushtar e ushtare e mban uniformën me krenari. FSK është forcë e trajnuar në bazë të standardeve të NATO-s”, tha presidentja.

Ajo tha se ndjehet shumë e lumtur si komandate supreme e ushtrisë, me të arriturat e saj.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti uroi të gjithë ushtarët për ditën e FSK-së.

“Urime të gjithë ushtarëve, oficerëve, komandantit të FSK-së. FSK e ka ditën, një ditë para 28 nëntorit. Urime të gjithë qytetarëve nga do që janë. Sot vizituam ekspozimin pajisjet dhe armatimin e FSK-së. Është ditë gëzimi, përkujtojmë ata që sakrifikuan, dhe me optimizëm ecim përpara kur e dimi sa të sigurt jemi më ta”, pohoi Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...