23.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Osmani e njofton Blairin me djalin e heroit Afrim Bunjaku

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka njoftuar ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Blair me djalin e heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë pas sulmit terrorist të Serbisë.

Djali i heroit po qëndronte në oborrin e Kuvendit bashkë mennjë numër nxënësish, ku edhe e pritën mysafirin special.

Blair po e zhvillon një vizitë zyrtare në vigjile të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai e mbajti një fjalim para deputetëve, ku tha se “nuk pendohet aspak për ndihmën e dhënë Kosovës”.

Ish-kryeministri britanik ka një rol shumë të rëndësishëm në vitin 1999-të ku edhe u çlirua vendi ynë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...