Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të premten me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio, në kuadër të “Forumit Diplomatik të Antalias”, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Ky takim vjen në një kohë kur Serbia ka pretenduar se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës – një pretendim i bërë publik nga ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, më 3 mars 2020.
“Në Antalya, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, si dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, shkroi Osmani në Facebook./Njeshi/