25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Osmani e uron presidenten e parë grua në Meksikë: Shpresoj për një mundësi bashkëpunimi mes vendeve tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani shkroi se shpreson që presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim me Kosovën.

Tutje, ajo potencoi se është frymëzuese që të shoh gra që marrin role udhëheqëse.

“Urime Presidentes së zgjedhur në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese të shohësh më shumë gra që marrin role udhëheqëse. Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

Claudia Sheinbaum, shkencëtare, i fitoi një shumicë dërrmuese votash zgjedhjet, duke u bërë presidentja e parë grua e Meksikës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...