9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Osmani emëron Vasfije Krasniqin të dërguar të posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës

Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar Vasfije Krasniqin si të dërguar të posaçme presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Osmani tha se me rolin e saj të ri, Krasniqi do të vazhdojë të kërkojë drejtësinë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Kam emëruar Vasfije Krasniqin si e dërguar e posaçme presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës. Ajo i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarve përreth”, ka shkruar Osmani në X.

Duke shpërndarë këtë postim të Osmanit, Krasniqi tha se është nder për të.

“Çfarë nderi! Faleminderit! Unë gjithmonë do të flas për të mbijetuarit”, shkroi ajo.​/Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...