16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Osmani falënderon ligjvënësit e Parlamentit Europian: Ishit kampionë të popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në profilin e saj në X ka falënderuar presidenten e Parlamentit Europian dhe të gjithë eurodeputetët për mbështetjen që i kanë bërë Kosovës.

“Kosova ishte e bekuar që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt eurodeputetë që na qëndruan pranë  në Parlamentin Europian. Ata vazhdimisht mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje procesin e liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.“Për presidenten Roberta Metsola dhe të gjithë euro-deputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, faleminderit! Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë rrugë, të papenguar. Kosova në BE”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...