20.9 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Osmani flet në Danimarkë për përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj institucioneve euroatlantike

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me Anders Fogh Rasmussen, kryetar i “Rasmussen Global”, firmës ndërkombëtare të konsulencave politike.

Ajo, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se e ka falënderuar atë për ftesën që i ka bërë për t’u bashkuar në samitin CDS2024 në Kopenhagë të Danimarkës.

“Një diskutim i mirë mbi rëndësinë kritike të demokracive që qëndrojnë së bashku gjatë këtyre kohërave kyçe”.

“Ne diskutuam gjithashtu përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur demokracinë, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përkushtimin e saj të palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike”, ka thënë Osmani/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...