27.1 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Osmani flet për shpronësimet në veri dhe ‘idenë’ e Kurtit për Asociacionin

Presidentja Vjosa Osmani, u është përgjigjur shteteve të QUINT-it, të cilat shprehen shqetësimin e tyre rreth shpronësimeve në veri, duke thënë se Qeveria nuk po i zbaton ligjin, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se këto shpronësime janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane, e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe të qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Osmani shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë varësisht ku jetojmë qe veriu i Kosovës të mbrohet nga sulmet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka komentuar edhe idenë e kryeministrit Albin Kurti, që draftin që e kanë propozuar emisari i BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit e presidentit Macron, kancelarit Scholz dhe kryeministres Meloni, të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim.

E para e vendit, ka thënë se së pari duhet të shqyrtohet një ide e tillë, e pastaj të vendoset se si të veprohet.

Madje, ia ka bërë të qartë shefit të qeverisë se përcaktimi i objektivave të jashtme bëhen nga presidenti i shtetit.

“Të shoh si prezantohet. Përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit, pra kurdo që prezantohet një ide e tille do ta shqyrtoj. Por mendoj që është më rëndësi që çdo propozim të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës në qoftë se e vlerësoj e që e ndihmojnë Republike e Kosovës nuk ka arsye të mos e përkrahim”, tha Osmani.

Kurti ditë më parë për mediat në Shqipëri tha se nëse duan atëherë draftin e Lajçakut mund ta dërgojnë në Komisionin e Venecias.

Këto komente, Osmani i bëri nga komuna e Drenasit, ku qëndroi për vizitë. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...