Presidentja Vjosa Osmani mbërriti në sallën e Kuvendit të Kosovës për adresimin e saj vjetor.
Ajo hyri në sallë së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Ministrat u çuan në këmbë në momentin e hyrjes së saj në Kuvend dhe duartrokitën. Ndër ta edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Të dy këta ministra, dikur bashkëpunëtorë të ngushtë të Osmanit, i kanë qëndruar besnikë Kurtit, pavarësisht se presidentja, ajo që i futi në parti e në Qeveri, duket se nuk qëndron më në të njëjtën linjë me kryeministrin.
PDK-ja po e bojkoton këtë seancë me arsyetimin se Osmani “ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit duke demonstruar njëanëshmëri ndaj Albin Kurtit”. /Njeshi/