Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së përbashkët të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, atij të Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi dhe atij të Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thanii, të cilët kanë bërë thirrje për armëpushim në Gaza.
Në një postim në faqen e Presidencës në platformën X, thuhet se vuajtjet e njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i bashkohet deklaratës më poshtë nga presidenti amerikan Joe Biden, ai i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi dhe ai i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thanii. Vuajtjet e njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen!”, thuhet në njoftim./Njeshi/