8.7 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Osmani: Korporata “Speeex” hapi mijëra vende pune e kontribuoi për rritjen ekonomike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të martën ka vizituar korporatën “Speeex” në Prishtinë ku u njoftua me punën që bëhet në këtë kompani gjigante. Aty u prit nga kryeshefi ekzkutiv i “Speeex”, Fikret Murati, ku pa nga afër hapësirat nga ku operon korporata.

Osmani me këtë rast theksoi se Kosova ka potencial të madh për investime dhe ligje të favorshme për investitorë.

Ajo deklaroi se “Speeex” ka krijuar me mijëra vende të reja të punës, që sipas saj, kanë pasur ndikim të madh në rritjen ekonomike të Kosovës.

“Kosova vërtet për një kohë të gjatë ka pasur nevojë për shembuj të jashtëzakonshëm dhe inspiruese siç është “Speeex” në Kosovë, një biznes që në radhë të parë ka dhënë shumë kontribut për atdheun, duke parë biznese të cilat kanë pasur suksese në Zvicër dhe janë kthyer në Kosovë. E dyta duke i dhënë shembull rinisë se kur punohet gjatë, normalisht duhet të arrin majat e suksesit dhe e treta duke krijuar vende të reja të punës me mijëra sosh të cilat rrjedhimisht kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm edhe në rritjen ekonomike të Kosovës”, theksoi ajo.

Osmani tha po ashtu se potenciali për investime në Kosovës është i madh, dhe sipas saj, ligjet e aplikueshme sa i përket mbrojtjes së investitorëve janë më të mira sesa në vendet e rajonit.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i “Speeex”, Fikret Murati duke falënderuar presidenten Osmanin për vizitën, u shpreh se potenciali më i madh i Kosovës është rinia. Teksa shtoi se është koha e artë për shoqërinë tonë.

“Faleminderit shumë presidente për vizitën tënde jemi shumë krenar që jeni sot këtu prezent tek ne. Është koha e artë për shoqërinë tonë mendoj që potenciali nuk është shfrytëzuar krejtësisht, kemi shumë potencial të madh sidomos rinia jonë. Kështu që po shpresojmë për vite të mira, po vazhdojmë punën të palodhshme e të ndershme”, theksoi Murati.

“Speeex” është një korporatë globale e përvojës së klientit të kanalit Omni që ofrojnë shërbime të jashtëzakonshme biznesi të shkathët. “Speeex” ofron trajtim të personalizuar të klientit për bizneset fillestare. Me kalimin e viteve, kjo kompani ka arritur të shërbej si një partner i besueshëm “outsourcing” për kompanitë në të gjithë spektrin e sektorit duke projektuar dhe ofruar klientë me cilësi të lartë. Kështu, duke u bërë kompania më e madhe BPO në Republikën e Kosovës me mbi 1500 punonjës në 4 qendrat e tyre shumëgjuhëshe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...