9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Osmani: Kosova fuqimisht e përkushtuar për anëtarësim në BE dhe NATO

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin dhe zëdhënësin e Politikës së Mbrojtjes së Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Florian Hahn, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, njofton Presidenca.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Me këtë rast, thuhet në njoftim, Presidentja Osmani shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit mik të Gjermanisë në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë si dhe përkrahjen e madhe ne synimet tona drejtë integrimeve euroatlantike.

Mëtej, Presidentja theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe qëndrimin unik kundrejt tendencave destabilizuese ndaj Kosovës, por edhe në rajon e më gjerë.

Sipas Presidentes, Kosova është fuqimisht e përkushtuar në rrugën e integrimit euroatlantik me synim të qartë për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Ndërkaq në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe se kjo çështje ka të bëj me të drejtat dhe liritë e njeriut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...