Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tha se populli i Kosovës është me ShBA-në në çfarëdo zgjedhje të qytetarëve atje.
Osmani theksoi se Kosova ka bashkëpunuar si me republikanët, ashtu edhe me demokratët.
Ndryshe, votuesit në 50 shtete në SHBA do të hedhin votën e tyre sot pas një fushate zgjedhore të ashpër në SHBA, e cila do të bëjë që Donald Trump ose Kamala Harris të bëhet president i vendit. /Njeshi/