6.9 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

Osmani kujton përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: U shqua për dashuri të pakushtëzuar për atdheun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekajn, i cili ra dëshmor në Betejën e Koshares.

Osmani tha se Çekaj ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shquar për trimëri, besnikëri, bujari dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.

“Bashkë me Agim Ramadanin dhe bashkëluftëtarët tjerë, u shqua si strateg i vendosur dhe udhëheqës i guximshëm në frontin e luftës”.

“Heroi Sali Çekaj u përkujtua sot me një akademi përkujtimore të mbajtur nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, e para e shtetit u shpreh se me dëshmorët që ranë heroikisht dhe luftëtarët trima që me gjak e shkruajtën historinë, do të jenë përjetësisht krenarë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...