27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Osmani, Kurti dhe Konjufca në Tiranë për varrimin e Ismail Kadaresë

I jepet sot, lamtumira e fundit, shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Në ceremoninë lamtumirëse në Tiranë do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit- Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.

Atje do të shkojnë edhe disa ministra e deputetë.

Shkrimtari me famë botërore vdiq në moshën 88-vjeçare në mëngjesin e së hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nëna Terezë” në Tiranë pas një sulmi në zemër.

Kjo është agjenda e ceremonisë lamtumirëse:

09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor

11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...