24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, me të cilët diskutoi për sfidat aktuale në sistemin shëndetësor dhe nevojën për fuqizimin e të drejtave të pacientëve në vend.

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, në takim Osmani theksoi rëndësinë e ngritjes së vetëdijes publike për të drejtat e pacientëve, si dhe nevojën për përmirësimin e qasjes në shërbime cilësore, transparente dhe të barabarta shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Më tej, sipas njoftimit, Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për një sistem shëndetësor që vendos pacientin në qendër të vëmendjes dhe garanton trajtim dinjitoz për çdo qytetar, pa dallim.

Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, sipas presidentes është një indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik dhe etik të shtetit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...