Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Administratore e USAID’it, ambasadoren Erin McKee.
Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë 25-vjeçare dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën.
“Presidentja Osmani e ka përgëzuar USAID-in për miqësinë 25-vjeçare dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën. Sipas Presidentes Osmani, misioni i USAID-it gjatë çerek shekullit të kaluar, ka qenë i rëndësishëm në fuqizimin e të rinjve, grave, investimin dhe ndërtimin e institucioneve që mbështesin drejtësinë, barazinë dhe mundësitë për të gjithë.”
Osmani ka thënë se “trashëgimia transformuese e USAID-it është e dukshme në çdo cep të Kosovës, nga forcimi i institucioneve deri te rritja e qëndrueshme ekonomike dhe avancimi i parimeve demokratike”.
Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të USAID-it, “përfshirë investimin prej mbi 1 miliard dollarësh në fushat ndryshme për progresin e Kosovës”.
“Presidentja Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së projekteve në fushën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe projektet për fuqizimin ekonomik të grave, duke rikonfirmuar përkushtimin e Presidencës për t`i mbështetur këto projekte në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.”/Njeshi/