15.8 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Osmani më 7 shtator shkon në selinë e NATO-s, do të pritet nga Stoltenberg

Më 7 shtator, e enjte, pritet të ndodhë një takim në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Siç është bërë e ditur në një komunikatë për media, ky takim është paraparë të mbahet në selinë e NATO-s.

Pas takimit, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Osmani do të organizojnë një konferencë për shtyp.

Kjo konferencë për shtyp do të zhvillohet në orën 14:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të internetit të NATO-s./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...