Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në New York, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në një adresim në Facebook, ka folur për rëndësinë e takimit.
“Në takime bilaterale me liderë të tjerë do ta përçoj zërin e Republikës së Kosovës jo vetëm për zhvillimet rajonale, por edhe si mund të jetë Kosova një faktor që mund të kontribuojë në sfidat tjera globale me të cilat të gjithë bashkërisht po merremi”.
“Mirëpo më e rëndësishmja do të jetë pritja e organizuar nga presidenti Biden, ku do të kem mundësi që ta falënderojë në emër të popullit të Republikës së Kosovës, për aleancën tonë të fuqishme dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Osmani.
Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.
Po ashtu ndër të tjera Osmani përmendi edhe takimin me mërgatën shqiptare.