14 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Osmani merr mbështetje për Kosovën nga nënkryetarja e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar nënkryetaren e parë të Këshillit Nacional të Zvicrës, Irene Kalin, nga e cila ka marrë mbështetjen për Kosovën.

Osmani njoftoi përmes një postimi në Facebook, se me Kolin kanë biseduar rreth shëndetësisë, barazisë gjinore dhe rreth disa temave tjera me rëndësi për vendin.

“Një takim pune jashtëzakonisht i këndshëm e produktiv me znj. Irène KÄLIN, nënkryetare e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës. Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkombëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë. Shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikbërje, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë takimit. Faleminderit, znj Kälin, për mikpritjen. Ishte nder e kënaqësi”, shkruan Osmani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...