Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në Facebook, Osmani se ka zhvilluar edhe takime me liderë të tjerë botërorë.
“Falënderuese ndaj Presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike.
Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror”, ka shkruar Osmani./Njeshi/