17.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Osmani mirëpret rezolutën e Parlamentit Evropian: Më e rëndësishmja, ata kanë njohur rreziqet në rritje nga agresioni i Serbisë

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme.

Parlamenti Evropian me njё rezolutë tё miratuar ka kërkuar sërish heqjen sa mё tё shpejtё tё regjimit tё vizave pёr qytetarët e Kosovёs dhe ndaljen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Osmani ka thënë se njohja dhe mbështetja për Kosovën në rrugën drejt BE-së është parësore.

Në fund, ajo është shprehur se më e rëndësishmja është që Parlamenti Evropian ka njohur gjithashtu rreziqet në rritje nga agresioni dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë.

“Mirëpres qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme. Si përfaqësues të evropianëve anembanë Bashkimit, njohja dhe mbështetja për Kosovën në rrugën drejt BE-së është parësore. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje nga agresioni dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë”, ka shkruar presidentja në Twitter.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...