9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Osmani: Mosndëshkimi i kriminelëve të luftës i ka trimëruar trashëgimtarët e sulmit terrorist në Banjskë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ceremoninë e organizuar për Epopenë e UÇK-së,  ka thënë se Kosova  shteti i pavarur është realitet i pakthyeshëm.

Osmani ka thënë në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka thënë se plagët e Kosovës janë ende të freskëta dhe se mosndëshkimi i kriminelëve ka trimëruar trashëgimtarët  e tyre, si ishte rasti me agresionin serb  ndaj Kosovës më 24 shtator .

E para e vendit ka shtuar se politikat hegjemoniste do të dëshmojnë dhe liria e paqja do të mbrohet me çdo kusht.

“Plagët e Kosovës janë ende të freskëta. Mungesa e drejtësisë dhe mosndëshkimi i kriminelëve të luftës ka trimëruar edhe trashëgimtarët e tyre, sikurse ishte rasti me agresionin nda Kosovës më 24 shtator. Por në këtë ditë të lavdishme ua rikujtojmë se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm,  shtet i konsoliduar me sovranitet shtetëror  e integritet territorial të njohur ndërkombëtarisht dhe me vizion të qartë drejt integrimeve euroatlantike. Politikat e tyre hegjemoniste do të dështojnë dhe ne do ta mbrojmë lirinë e paqen me çdo kusht”, tha Osmani.

Me 5 mars bëhen 26 vjet nga rënia e komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po i bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 ishte kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, ndërsa, sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kanë kryer në muajin janar 1998. Më 22 janar forcat serbe e kanë sulmuar familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i kanë rezistuar. Megjithatë, në këtë betejë që ka zgjatur afër 30 minuta, të plagosura kanë mbetur Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethimi dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila ka parë dhe përjetuar tmerrin derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj.

Sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për Lagjen e Jasharëve në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë.

Në Lagjen e Jasharëve në Prekaz është ngritur monumenti më i madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe më 5, 6 e 7 mars të çdo viti, kombi shqiptar kthehet me respekt dhe admirim për ta kujtuar këtë ngjarje të lavdishme të historisë sonë më të re/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...