11.4 C
Pec
E hënë, 2 Tetor, 2023

Osmani: Nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste ndaj SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot 11 shtatori, sulmet terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Osmani në postimin e bërë në Facebook thotë se nderojnë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste.

“11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë. Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm”, ka pohuar presidentja. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...