Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga pritja që i është bërë nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point.
Osmani ka thënë se është jashtëzakonisht e nderuar me “pritjen madhështore” që i është bërë.
“Jashtëzakonisht e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point! ”, ka shkruar Osmani.
Osmani ndodhet në New York, për sesionin e 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuar./Njeshi/