25.5 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Osmani në Austri merr “Çmimin për Evropën”, për orientimin pro-evropian dhe forcmimin e demokracisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.

Osmani sot ka pranuar një çmim shumë të veçantë nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi.

Ajo ka pranuar “Çmimin e Evropës”.

Ky çmim prestigjioz i akorduar muaj më parë, do t’i dorëzohet Presidentes Osmani në një ceremoni të veçantë të organizuar në Vjenë.

Ky çmim i ishte ndarë dy dekada më parë Presidentit Rugova, ndërkaq laureatë të tjerë të çmimit përfshijnë edhe Presidentin Ronald Reagan, Kancelaren Merkel etj.

Nga ky fonacion u theksua se ky çmim i ndahet Presidentes Osmani për “përkushtimin e saj të palëkundur ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, orientimin pro-evropian, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...