24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Osmani në Hungari: Potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Hungari, është pritur me nderime ushtarake nga homologu i saj, Presidenti Tamás Sulyok.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, të dy presidentët zhvilluan një takim bilateral, ku diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Pas takimit, Presidentja Osmani mori pjesë edhe në një drekë zyrtare të shtruar nga Presidenti Sulyok, ku vëmendja kryesore iu kushtua mundësive për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në një reagim publik, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për të thelluar më tej marrëdhëniet me Hungarinë.

“Sot, në takim me Presidentin hungarez, Tamás Sulyok, diskutuam thellimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve tona. Potenciali për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit Kosovë–Hungari është i madh dhe vendi ynë mbetet i përkushtuar për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet tona”, ka shkruar Osmani.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që Hungaria ka ofruar ndër vite, veçanërisht në kuadër të misionit të KFOR-it, për ndihmën ndaj studentëve kosovarë, si dhe për iniciativat që kanë afruar më shumë dy popujt.

Vizita e Presidentes Osmani në Hungari vjen në një kohë kur Kosova po synon të zgjerojë bashkëpunimin me shtetet e BE-së, me fokus në fusha si ekonomia, arsimi dhe siguria./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...