Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada ku do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
Osmani në fillim të konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Halifax, Kanada, u pritë nga Mélanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë.
“Diskutuam për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare si dhe thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash”, shkruan Osmani. /Njeshi/