3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

​Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi.

Në kuadër të vizitës së saj, presidentja Osmani do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

“Gjatë vizitës së punës në Kolumbi, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt”, thuhet në njoftim.

Në agjendën e presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë.

Osmani gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëj inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...